E miratuar muaj më parë, akciza e duhanit ka hyrë zyrtarisht në fuqi këtë fillim janari në të gjithë vendin. Rritja e akcizës prej vetëm 7 lekësh ka provokuar edhe në rritje të çmimit të paketave të cigareve. Normalisht, që prej 1 janarit është vërejtur një rritje e çmimeve të paketave të ndryshme të duhanit, që varion nga 10 deri në 20 lekë. Sipas shitësve të paketave në qytetin e Shkodrës kjo rritje ka ardhur menjëherë si pasojë e kësaj akcize dhe nuk varet direkt nga ata.

Ndërsa qytetarët janë të mendimit se rritja e çmimit të paketave është një mënyrë e mirë për të ulur konsumin. Megjithatë, përtej kësaj ideje, problematike mbetet edhe për xhepat e duhanpirësve, të cilët duhet të shtojnë buxhetin.  Përveç rritjes së çmimit, është parashikuar që së shpejti të gjitha paketat e cigareve të shoqërohen me foto të pasojave të ndryshme që shkakton duhanpirja. Ideja kryesore e rritjes së akcizës është për uljen sa më të madhe të konsumit, por e gjitha kjo hton edhe rreziqet. Në raste të ngjashme, pritet edhe rritje e tentativave të kondrabandës.