Edukatorët e çerdheve dhe kopshteve, sekretarët e shkollave, mjekët në shkolla dhe stafi ndihmës në këto institucione arsimore do të transferohen në varësi të Bashkisë.

Me kompetencat e reja të pushtetit vendor, ky numër që në nivel kombëtar është 7000 persona do të buxhetohen nga bashkitë përkatëse. ky proces nuk do të sjellë largime nga puna duke u kërkuar punonjësve të fjalë të vijojnë normalisht punën. Ka të bëjë me një transferim të këtyre punonjësve në aspektin buxhetor në institucionet e qeverisjes vendore. Pra ata do të mbeten po në vendet e punës ku janë, thjesht aspekti financiar do të trrajtohet nga pushteti vendor. Duke parë funskionet që merr pushteti vendor është parë e udhës që personeli ndihmës dhe kopshtet që janë të gjitha të financuara në aspektin financiar, si me ushqimin, pjesën e infrastrukturës nga pushteti vendor të jenë tashmë kompetencë e pushtetit vendor.. Punësimet e stafit do të bëhen sipas ligjit ekzistues të arsimit parauniversitar ndërsa inspektimet do të përfshijnë autoritet e arsimit dhe bashkitë.