
Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të lëvizin pa kontrolle kufitare nga 1 maji deri më 30 shtator. Marrëveshja e nënshkruar pranverën e vitit 2024 mes dy qeverive ka hyrë këtë të premte sërish në fuqi, duke mundësuar qarkullim të lirë pa pasaportë apo kartë identiteti.
Sipas marrëveshjes, qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë mund të kalojnë kufirin pa pasaportë apo kartë identiteti gjatë periudhës 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt te vitit pasardhës.






