Ndryshimet që kanë hyrë kete te marte në fuqi për nivelin e zhurmave në zonat bregdetare janë prezantuar në Lezhë nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Sipas tij, kjo ndërhyrje është e domosdoshme për të garantuar qetësinë e pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë sezonit turistik.Ministri Lamallari theksoi se monitorimi do të jetë i vazhdueshëm dhe paralajmëroi se, edhe pse mund të ketë subjekte që nuk do ta mirëpresin këtë masë, ajo vjen si një kërkesë e drejtpërdrejtë e pushuesve dhe si një standard që duhet të zbatohet.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkise Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit ka sjellë rritje të rendit dhe sigurisë publike, duke ndikuar drejtpërdrejt në një sezon turistik të suksesshëm. Ai vlerësoi gjithashtu aktin normativ të qeverisë për minimizimin e zhurmave në zonat turistike.

Gjatë vizitës në Lezhë, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim në Bashkinë e Lezhës. Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dhe rritja e efikasitetit të institucioneve për të garantuar një sezon të qetë dhe të sigurt për të gjithë pushuesit që zgjedhin bregdetin e Lezhës këtë verë.

https://youtu.be/I459v8rnuNU

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakU PËRPLAS NË AKSIN LEZHË-MILOT, NDËRRON JETË 71-VJEÇARI
Artikulli tjetërTEATRI “MIGJENI”, 20 MIJË SPEKTATORË NË 6 MUAJ