Greqia nuk ka toleruar punonjësit e kujdesit shëndetësor që vendosën të mos vaksinohen. 5 mijë e 895 mjekë, infermierë e punonjës të spitaleve janë pezulluar ditën që vendimi ka hyrë në fuqi.

Këta kërkuan në Gjykatën administrative ndaljen e vendimit të qeverisë, por kjo nuk ndodhi. Beteja tashmë do të vijojë në gjyqin e 8 tetorit.

Ky ultimatum ishte dhënë prej kohësh nga qeveria e Mitsotakis dhe janë pezulluar punonjësit që nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës. Përplasja mes qeverisë e punonjësve që nuk duan të bëjnë vaksinën ka shkaktuar protesta në Selanik e Athinë.