Dëmtimi I parmakëve mbrojtës në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit të Shkodrës është kthyer në një rrezik serioz për qytetarët ky hera herës këta të fundit kalojnë edhe anës rrugës. Shkodranët shprehen se duhet me patjetër të merren masa në restaurimin e tyre pasi kjo I jep edhe hyrjes së qytetit të Shkodrës një pamje aspak të këndshme.

E problematikat nuk mbarojnë këtu pasi përveç parmakëve të dëmtuara janë vënde vënde edhe sinjalistika apo ndriçimi. By Passi I Shkodrës u soll si një investim madhor por siç mund të kuptohet qartë problematikat dhe mangësitë janë të shumta. Ndiçimi rrugor dhe qarkullimi tej normave të lejuara të automjeteve kanë bërë që ky investim të pësojë dëmtime të shumta që për fat të keq akoma nuk po merren masa për restaurimin e tyre.

Artikulli paraprakPROJEKTI “GJUHË TË HUAJA TË APLIKUARA NË TURIZËM”
Artikulli tjetërPOLIKLINIKA E SHKODRËS ZHVENDOSET TEK SPITALI