I Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 11 ne hyrje te qytetit të Shkodrës.

Një automjet tip Benz ka përplasur për vdekje një 60 vjecar i cili po udhetonte me biciklete. Sipas njoftimit te policise se Shkodres, behet me dije se aksidenti është regjistruar në lagjen Liria, ku nje mjet tip BENZ me targa AA 597 KR, me drejtues shtetasin Marjo Progni, 22 vjec nga Shkodra ka përplasur ka përplasur me pasojë vdekje njështetas që po udhëtonte me biçikletë, rreth 60 vjeç,të cilit akoma nuk i dihen gjeneralitetet.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca .Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.Veprimet po kryhen me grup hetimor, për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE NE HYRJE TE SHKODRES
Artikulli tjetërITALI PËRPLASEN TRENAT, DHJETËRA VIKTIMA