
Hyrja e qytetit të Shkodrës po ndryshon plotësisht pamje. Projekti i shumëpritur i parkut të ri ka nisur të marrë formë duke i dhënë një frymëmarrje tjetër nyjës kryesore që mirëpret çdo vizitor. Aktualisht, vëmendja e punimeve është përqendruar në ndërtimin e trotuareve dhe infrastrukturës këmbësore, ndërsa më herët është bërë e mundur sistemimi i plotë i gjithë zonës. Edhe pse e gjithë hapësira prej kohësh është kthyer në një kantier të hapur ndërtimi, kjo nuk i ka penguar njerëzit ta frekuentojnë.
Si qytetarët shkodranë, ashtu edhe turistët e huaj, shihen përditë të zbresin në këtë zonë, duke shijuar hapat e parë të këtij transformimi.
Me përfundimin e plotë të punimeve, parku në hyrje të Shkodrës pritet të jetë jo vetëm një pikë çlodhjeje, por një nga atraksionet kryesore turistike, të qytetit të Shkodrës.


