
45 familje të komunitetit rom rrezikojnë të mbeten të pastreha, pasi u është kërkuar të lirojnë banesat e tyre, për t’i hapur rrugë punimeve për projektin e rikualifikimit të hyrjes së Shkodrës. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, pasi nuk kanë një vend të sigurtë strehimi.
Ndërkohë, familjet që kanë shembur banesat e tyre tregojnë se janë në qiell të hapur prej 4 ditësh.
Urdhëri për lirimin e sipërfaqes së tokës ku jeton komuniteti rom ka mbërritur prej ditësh, pasi në këtë zonë pritet të zbatohet një pjesë e projektit për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës, por deri tani nuk është ofruar asnjë zgjidhje për strehimin e 45 familjeve të komunitetit rom që jetojnë aty.