Edhe pse thuhet shëndetësi falas, pacientët në spitalin rajonal të Shkodrës përballen me pagesa që në hyrje të spitalit.

Nëpërmjet traut të vendosur ata janë të detyruar të paguajnë rreth 100 lekë të reja . por si e mëndojnë qytetarët një ndryshim të tillë ?

A është kjo dicka shqetësuese për autoambulancat apo qytetarët që vijnë me urgjencë?

Hyrja edhe dalja brenda rrethimit të spitalit do të bëhet nëpërmjet sistemit te parkingut me bileta, I cili ka për qëllim sistemimin e automjeteve.

Por megjithatë kuptohet që është një taksë edhe pse jo shumë e lartë por që ndikon drejtpërdrejtë tek xhepat e qytetarëve.

Ndërkohë problem i pa zgjidhur mbeten ambulancat apo edhe qytetarët që vijnë me urgjencë, pasi u duhet të ndalen tek trau dhe të marrin biletën e parkimit.

 

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E MJEDISIT
Artikulli tjetërPOLICIA E FNSH “RRETHOJNË” DUKAGJININ