Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj shkëlqeu mbrëmë në barazimin 1-1 të skuadrës së tij, Napoli, kundër skuadrës së Juventusit.

Shkëlqimin e tij mbrojtësi e ka shprehur me një foto “tallëse” të shpërndarë në rrjetet sociale. Hysaj ka publikuar një foto në Instagram, ku është tallur me fytyrën e sulmuesit kroat, Mario Mandzukic, i cili dukej sikur ishte duke qarë.