Në mes të problemeve që ka Vllaznia Hysen Dedja pranoi që të jetë trajneri i ri duke zëvendësuar Mirsad Jonuz që u largua si shkak i kaosit të krijuar. Trajneri Dedja e di që Vllaznia nuk është ajo e kohëve të arta kur shpallej kampion nën drejtimin e tij por kjo nuk e ka penguar që ta provojë shansin.

Katër trajnerë si Armando Cungu, Ernest Gjoka, Agim Canaj dhe Mirsad Jonuz të larguar pothuajse nga të njëjtat probleme që ka klubi nuk janë një shqetësim për teknikun Dedja i cili objektiv ka daljen në Kupat e Europës me skuadrën shkodrane.

Për trajnerin e ri Dedja Vllaznia nuk është në ditë të zeza edhe pse që nga 2011-ta objektiv i vetëm ka qenë lufta për mbijetesë.

I pyetur për ngjarjen e rënda që kanë kaluar trajnerët e tjerë me kërcënime e armë në fushën e stërvitjes trajnerit Dedja shfaq trimërinë në këtë deklaratë të parë duke thënë se nuk trembet dhe se bazohet tek drejtësia.

Vllaznia çdo ka patur probleme me vonesat e pagave por ashtu si trajnerët e tjerë edhe Dedja ka marrë një siguri për anën financiare edhe pse ekipi vetmë pak ditë më parë bojkotoi stërvitjen nga mungesa e pagave.

Administratori Suad Lici thotë se Vllaznia nuk lufton për Play Out por më lart si dhe synon finalen e Kupës. Lici hedh poshtë edhe akuzat e trajnerit të larguar Mirsad Jonuz.

Hysen Dedja ka ardhur tek Vllaznia në një moment të vështirë kur klubi përballet me një sërë problemesh brenda por edhe jashtë fushës për të cilat do ti duhet një angazhim maksimal për të siguruar një vazhdimësi pozitive.

Artikulli paraprakSHKODËR ,BANORËT :RRUGA PREJ 20 VITESH PA INVESTIM
Artikulli tjetërDIGJET ‘FABRIKA’ E KANABISIT NË ANGLI, VDES SHQIPTARI I CILI U BLLOKUA BRENDA, PLAGOSET NJË TJETËR