
Redjan Rraja, 34-vjeçari i ndaluar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja del sot në orën 14:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e sigurisë.
Rraja akuzohet për ‘vrasje e funksionarëve publik’, ‘ armëmbajtje pa leje’ si dhe ‘vrasje e mbetur në tentativë’.
Rraja u ndalua pasditen e të hënës ndërsa udhëtonte me automjetin e tij drejt Hanit të Hotit.
Mësohet se në momentin e arrestimit, Rrajës i janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona, të cilët janë dërguar për ekzaminim.
Deri tani, 34 vjeçari nuk ka pranuar që të flasë por dhe nuk ka pranuar se ka qenë i përfshirë në ngjarje duke kërkuar edhe praninë e një mbrojtësi.
Qelizat telefonike kane verifikuar se ai ka qenë afër zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe kjo ka bindur prokurorët që të kërkojnë ndalimin e tij.






