“Jemi habitur kur kemi parë Ergysin të akuzuar si organizator e financier dhe rekrutues në ndihmë të ISIS”.

Kështu shprehet Minire Dibra, gjyshja e Ergys Faslisë, shkodranit që u arrestua mbrëmjen e 4 nëntorit bashkë me disa të tjerë. Gjyshja tregon se nipi i saj s’kishte asnjë mundësi për të qenë siç e akuzojnë. Gjyshja mohon çdo mundësi që nipi i tij të ketë lidhje apo të mbështesë në çdo formë organizatën ISIS. Thirrja e familjarëve është e qartë. Kërkojnë që Ergys Faslija të lirohet sepse është i pafajshëm. Gjyshja tregon edhe jetën e vështirë që një besimtar i thjeshtë musliman bënte në përditshmërinë e tij. Ergys Faslija dhe 4 shtetas të tjerë u arrestuan nga njësi të specializuara të policisë duke u akuzuar si persona që rekrutojnë dhe mbështesin financiarisht organizatën ISIS, gjë të cilën familjarët e hedhin poshtë kategorikisht dhe nuk e kuptojnë se përse ka ndodhur.