I alkoolizuari dhunonte gruan vepra të turpshme para vajzës së mitur

Një 60 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka dhunuar sistematikisht bashkëshorten e tij dhe ka kërcënuar me anë të një thike vajzën e tij të mitur. Shtetasi Stefan P, u arrestua në flagrancë mbrëmjen e shkuar (5 dhjetor), pasi nën efektin e alkoolit ka kërcënuar me jetë vajzën e tij të mitur me anë të një thike. Ka qenë ndërhyrja e gruas, ajo që ka shmangur ngjarjen. Vajza e mitur ka deklaruar para policisë se babai ka kryer edhe veprime të turpshme. “Rreth orës 18:30, duke qenë nën ndikimin e alkoolit, Stefan P., dyshohet se ka kërcënuar me jetë vajzën e tij me anë të një thike dhe ka qenë ndërhyrja e nënës e cila ka parandaluar ngjarjen. Gjithashtu vajza e mitur, ka deklaruar përpara Oficerëve të Policisë dhe Psikologes se, i ati i saj vazhdimisht kryente veprime të turpshme, duke i treguar organet e tij gjenitale. Për M. P. dhe V. P., iu plotësua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes”, sqaron policia. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme”.

Artikulli paraprakVETËVARET BABAI I TRE FËMIJËVE NË GOLEM,NE NJE LETER SHPJEGON SHKAQET
Artikulli tjetërRRIHET BRUTALISHT NJE 51 VJEÇAR,AUTORET E LIRE