
Ardian Sufaj, 39 vjeçari i arrestuar në Shëngjin dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e kokainës nga Ekuadori në Itali dhe pjesë e saj ishin dhe shqiptarë të tjerë.Arrestimi i tij u krye në Shëngjin më 14 qershor, ndërkohë që në Itali u ekzekutuan urdhërarreste edhe për persona të tjerë, pesë me kombësi shqiptare, tre me kombësi domenikane, një ekuadorian.Një agjent infiltruar kishte arritur të depërtonte në organizatën kriminale të trafikut të drogës, ndërsa anëtarët ishin vënë në përgjim.Në nëntor të 2022 ngarkesa me 100 kg kokainë ishte nisur me një kontejner nga porti i Guayaquil (Ecuador) në portin e Genovas.Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga shtetas të paidentifikuar. Në këtë moment Ardian Sufaj së bashku me bashkëpunëtorë të tij dhe shtetasi me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një shtetas, në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.Ndërkohë policia ka vijur të mbante në monitorim anëtarët e grupit kriminal, si dhe Sufajn që kishte arritur të arratisej në Shqipëëri dhe nga këtej të vazhdonte të organizonte trafikun e drogës në territorin italian nga jashtë, shkruan mediat italiane.Ardian Sufaj i cili qëndronte i fshehur prej disa kohësh në Shëngjin, u prangos nga strukturat e policisë së shtetit në bashkëpunim me policinë e Lezhës të cilët kishin marrë informacione në rrugë operative për vendodhjen e të shumëkërkuarit.


