Qindra automjete të tonazhit të lartë vijojnë të mbeten të bllokuara në doganën e Hanit të Hotit prej më shumë se 24 orësh, si pasojë e protestës së Shoqatës së Kamionistëve në Mal të Zi. Situata po rëndohet nga ora në orë, ndërsa drejtuesit e mjeteve përballen me mungesë të kushteve minimale. Mes tyre është edhe një drejtues kamioni, i ardhur nga Italia, i cili transporton ilaçe dhe shprehet i shqetësuar për vonesat dhe kushtet në të cilat janë lënë shoferët. Ai tregon se prej dy ditësh ndodhet i bllokuar në kufi, pa mundësi për t’u furnizuar me ushqim apo ujë.
sinkrone
‘Na kanë lën këtu si këlyshë, , na kanë bllokuar, na kanë lënë këtu pa ujë, pa ushqim, pa asgjë, nuk ka një bar, nuk ka një restorant, nuk ka asgjë. Jemi në vitin 2026, jemi shumë më keq. Unë transportoj medikamente. Kemi dërguar materiale mjekësore në Greqi tani po kthehemi për në Itali. Është e vështirë , pastaj kam patentën që më skadon pas dy ditësh sepse pastaj dal në pension, dhe ndoshta as nuk arrij të kthehem
Protesta e Shoqatës së Kamionistëve në Mal të Zi pritet të zgjasë deri nesër në orën 11:00, ndërsa autoritetet kufitare vijojnë monitorimin e situatës

Artikulli paraprakBENET BECI: PUNIMET DO TË VIJOJNË ME INTENSITET MAKSIMAL, PËR TA KTHYER KËTË AKS KYÇ HYRËS NË SHKODËR NË NJË PORTË DINJITOZE INFRASTRUKTURORE
Artikulli tjetërSHKODËR,MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK