
Sheshi i Zdrales u mbush me buzëqeshjet dhe energjinë e dhjetëra fëmijëve, të cilët u bënë pjesë e festës përmbyllëse të kampit veror “I Buzëqeshim Verës”. Pas një vere të mbushur me aktivitete, lojëra dhe eksperienca të bukura, fëmijët festuan së bashku në një atmosferë plot ngjyra, argëtim dhe kreativitet.
Aktiviteti solli lojëra, performanca dhe kënde krijuese, duke i dhënë gjallëri një prej hapësirave publike më të frekuentuara të qytetit. Për fëmijët, ishte një pasdite e veçantë që shënoi fundin e një kampi veror të mbushur me emocione, miqësi të reja dhe kujtime të bukura.
Ky kamp u organizua nga Bashkia Shkodër, me synimin për t’u ofruar fëmijëve një verë aktive, edukative dhe argëtuese, në një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës.






