I buzëqeshur e ka dorëzuar detyrën ish-kryetari i Bashkisë Shkodër Lorenc Luka i cili priti kryetaren e re të këtij institucioni Voltana Ademi. Menjëherë pas betimit të saj përpara këshilltarëve dhe fjalimit zyrtar, Ademi ngjiti shkallët për të shkuar në zyrën e saj të re. Luka u shpreh krenar që për 8 vite i shërbeu qytetarëve të Shkodrës.Ish kryebashkiaku Luka i uroi suksese e mbarësi pasardhëses së tij Voltana Ademi.

Pas përshëndetjeve të rastit ku të pranishëm ishin edhe prefekti Paulin Radovani dhe kreu i këshillit të bashkisë Xhemal Bushati, Luka dhe Ademi nuk humbin rastin për të shkrepur edhe një fotografi sëbashku.Luka nuk ka nguruar të përshendetet edhe me një pjesë të stafit të tij të cilët i uruan mbarësi në vazhdimësi. Edhe pse një pasdite e lodhshme Ademi qëndroi në zyrë duke dhënë udhëzimet e para të saj. Nga ana e tij ish-kryebashkiaku Lorenc Luka nuk e mbyll këtu jetën politike dhe siç tha në fjalimin e lamtumirës para pak kohësh do jetë sërish aktiv. Kur i thua shihemi në 2017, kohë kur do mbahen zgjedhjet parlamentare, ish kryebashkiaku nuk e mohon teksa thotë “patjetër”.

Artikulli paraprakITALI, KAPEN 300 KG DROGË SHQIPËRIA LIDER BOTËRORË NË PRODHIM
Artikulli tjetërKB, VOTIMI PËR KËSHILLIN E QARKUT MES PAZAREVE POLITIKE