Dy persona mbeten te vdekur pas perplasjes se dy automjeteve ne aksin rrugor Lezhe-Milot.Aksidenti ndodhi rreth ores 1 e 30 minuta te mengjesit te se shtunes, ne në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, ku janë përfshirë automjeti me targa AB 257 EV, i drejtuar nga Ardit Gjeçi, 33 vjeç, dhe mjeti me targa AA 768 BB, i drejtuar nga shtetasi Ramazan Harapi, 66 vjeç.Si pasojë e përplasjes së fortë, ndërruan jetë në vendngjarje njeri prej drejtuesve te mjeteve Ramazan Harapi dhe pasagjeri qe udhetonte me te Agim Harapi.
Nga veprimet paraprake te policise dyshohet se shkak i aksidentit eshte bere pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit të drejtuar nga Ardit Gjeçi, si dhe kushtet e përkeqësuara atmosferike për shkak të reshjeve të dendura të shiut.Nderkohe pas testit të alkoolit, rezultoi se 33-vjeçari Gjeçi ndodhej në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes dhe është arrestuar në flagrancë nga policia.

Artikulli paraprakAKU BLLOKON 25 TON MISËR NGA SERBIA
Artikulli tjetërDOMEN, PARANDALOHET NJË RAST I GJUETISË SË PALIGJSHME