I dehuri i rrezikon jetën djalit të vet, i vihen prangat

Një i dehur në Vlorë është bërë kërcënim për familjen e vet dhe sidomos për të birin 27 vjeçar, që e ka goditur me lloj lloj objektesh. Ndaj dje policia i ka vënë prangat ofik Isufit, 58 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”. Policia tha se kallëzimi u bë nga i biri D.I., 27 vjeç. Ditën e djeshme, i ati, duke qenë në gjendje të dehur, e kishte kanosur dhe goditur me sende të forta pranë banesës së tyre, veprime që i kishte përsëritur dhe më parë.

Artikulli paraprakNISHANI REFUZON TAKIMIN ME AMBASADORIN LU
Artikulli tjetërTOPALLI NË KUVEND:RAMA KA RËNË,META FSHIHET NGA AKUZAT E MINISTRIT TË TIJ