Gjatë një aksioni policor është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i një përsoni të shpallur në kërkim pasi është dënuar nga gjykata me burg për trafikimin e narkotikëve.

Në njftimin e policisë së Shteteit thuhtë se është ndaluar një shtetas i dënuar me 10 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në D.V. P. Tiranë në bashkëpunim me sektorin për Krimet e Renda të D.V.P Gjirokaster, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:- Florian Zeka, 36 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Krahes- Memaliaj.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 10 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim të mbetur në tentative parashikuar nga neni 283/a/2-22. i Kodit Penal.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Gjirokaster për veprime të mëtejshme.