Policia e Lezhës ka arrestuar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane.

B.D., banues në Balldre, Lezhë ka qenë në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 7 vite burg  për veprën penale “Organizatë  kriminale ” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Artikulli paraprakRRITJA E RASTEVE ME COVID-19,JA SA RASTE TË REJA JANË KONFIRMUAR NË JAVËN E PARË TË JANARIT NË KOSOVË
Artikulli tjetërRAMA ‘BASHKËBISEDIM ME DEMOKRATËT’ PËR 8 JANARIN: SHKON PËRTEJ DOBËSIMIT TË KUNDËRSHTARIT POLITIK…