Një 43-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim pas dënimit me 9 vite burg. Burime nga policia kanë bërë të ditur se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë arrestuar Gazmend Biraçin, 43 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Tiranë.

Ky person ishte shpallur në kërkim me datë 12 tetor 2016, i cili dyshohej se ishte bashkëpunëtor për veprat penale ‘prodhim e shitje e narkotikeve’ dhe ‘prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake’ Gjatë një operacioni të bërë ne fshatin Kllojkë u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe 6 armë zjarri.

Ndalimi i këtij personi është bërë pasi Gjykata e Tiranës me vendim e datës 14 dhjetor 2017 e ka dënuar me 9 vjet burgim për dy akuza.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKOJNË PËR TË GRABITUR BANESËN, HAJDUTËT PLAGOSIN FËMIJËN 8 VJEÇ
Artikulli tjetërVIDHNIN VEGLA TE NDRYSHME, ARRESTOHEN TRE SHTETAS