Dritan Billa, një ri 25 vjeçar me banim në fshatin Zalt, Kashar, u arrestua nga Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme, pas disa orë kërkimesh, në lagjen Shkozë.

Billa, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje, dje rreth orës 16:30 në shtëpinë e tij në Zalt, pas një grindjej iu kanos me pistoletë mamasë 61-vjeçare dhe vëllait 31-vjeçar, F. Billa. Si të mos mjaftohej me aq, ai edhe ka qëlluar në ajër me pistoletë, duke prishur rendin e qetësinë dhe më pas ështe larguar nga banesa me mjetin e tij. Menjeherë nga ana e policisë janë organizuar shërbimet dhe nga informacionet e marra ne rrugë operative, është bërë e mundur që rreth orës 22.45, ky shtetas të kostatohej në lëvizje në lagjen Shkozë Tiranë me mjetin e tij ku menjëhere është bërë ndalimi i mjetit dhe arrestimi i tij.

Pas kontrollit të ushtruar në mjet iu gjet një pistoletë model 54 me krèhër e dy fishekë dhe në oborrin e banesës një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 . Mbi Dritan Billën tani rëndojnë katër akuza:”Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioni”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.