I dënuari për vrasjen e gruas tenton të vetëvritet në qeli.

Një i dënuar në burgun e Zaharisë në Krujë, ka tentuar ti japë fund jetës duke e vetëvarur në qeli. Lajmi është bërë i ditur nga burime policore, sipas të cilave ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Sipas policisë, në Spitalin e Krujës ka shkuar për ndihmë mjekësore nga burgu i Zaharisë, shtetasi Tomorr Zeqo, 48 vjeç, banues në Berat, i dënuar me 35 vjet burgim. Ai ka tentuar të varë veten në dhomë, me rripin e mesit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Zeqo u burgos pasi në vitin 2014 dhunoi dhe helmoi gruan me fotoksinë. Zeqo ishte dënuar me 35 vite burg.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARRESTOHET GRABITËSI I 5 BIÇIKLETAVE,SKEMA SI I VIDHTE
Artikulli tjetërQËLLOHET ME ARMË ISH-KRYETARI I KOSOVËS NË VITET ’80, AZEM VLLASI