“Nuk i kam dhënë asnjë të mituri lëndë narkotike për të konsumuar dhe videoja e dalë në tik-tok është montazh”.Kështu është shprehur para hetuesve 31-vjeçari Gëzim Avdi (Kalia), i cili dy ditë më parë u arrestua nga policia e Lezhës pasi shfaqej në një video, duke konsumuar hashash bashkë me një fëmijë të mitur.I riu po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Ndërkohë policia nuk ka arritur ende të identifikojë fëmijen që shfaqej në videon e postuar në tik-tok, pasi 31-vjeçari nuk ka bashkëpunuar me uniformat blu me pretendimin se nuk ka lidhje me këtë rast.Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbremjen e së martës nga policia e Lezhës, pas publikimit të videos ku shfaqej duke konsumuar lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa bashkë me një të mitur.

Artikulli paraprakPAK: NA HEQIN NGA PUNA PËR PARAGJYKIME
Artikulli tjetërLEZHË, ÇANTA FALAS PËR FËMIJET NË NEVOJË