Demtimi i prodhimeve te serave nga i ftohti ekstrem qe perfshiu vendin eshte reflektuar ne rritje të çmimeve për perimet dhe zarzavatet thuajse deri në 50 për qind.

Jane vete tregtaret e Merkates se Rusit qe pranojne se prej disa ditesh sidomos per produktet qe i perkasin shportes dimerore cmimi eshte rritur ndjeshem, kjo pasi mungesa e tyre ne treg mbulohet vetem nepermjet importit. Produktet qe kane pesuar me shume rritje jane kryesisht sallat, kastraveci, domatet dhe kryesisht familja e poerimeve te gjelberta, pra pikerisht keta produkte qe ne kete periudhe te viti kultivohen ne sera. Nderkohe kjo rritja e konsiderueshme e cmimeve ka bere qe te ulet ndjeshem edhe numri i bleresve.