Edhe ky dimer e gjeti jashtë funksioni kaldajen e gjimnazit “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës.I ftohti i këtyre diteve me temperatura nën zero, ka sjellë në vemendje mungesen e ngrohjes në këtë institucion arsimor.Nxënësit thonë se janë munduar të gjejnë zgjidhje alternative përmes kondicionereve apo rezistencave me korent të blera prej vetë atyre, por sërish një pjesë e klasave janë të ftohta.

Bashkia Lezhë bën më dije se në 90% të shkollave është siguruar ngrohja dhe problemet më të theksuara janë vetem në gjimnazin “Hydajet Lezha”, pasi pavarësisht përpjekjeve nuk është arritur të vihet në funksion sistemi i ngrohjes i cili ka patur probleme që prej ndërtimit të kësaj shkolle në vitin 2010.

I ftohti siberian që ka përfshire të gjithë vendin, ka prekur edhe Lezhën duke sjellë temperatura të ulëta deri në -4 grade celsus.Diçka e tillë ka sjellë reduktim të lëvizjeve në qytetit, ndërsa problem mbetet ngrohja dhe për shumë familje për shkak të rritjes së kostos së jeteses.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDITË TË ACARTA, SHKODRANËT: NGROHJA NJË PROBLEM
Artikulli tjetërSTUDENTËT ÇELIN EKSPOZITËN ME MOTIVE TRADICIONALE