Një 37-vjeçar nga Gjirokastra u arrestua nga policia në lagjen “18- Shtatori”, pasi gjatë kontrollit fizik iu sekuestruan 4 doza me heroinë dhe 940 fara kanabis.

Në njeftimin e policisë thuhte se: “Me datë 28.01.2018, në lagjen “18- Shtatori”, Gjirokastër, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë, shtetasit Ahmet Lani, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm i’u gjet dhe u sekuestrua dhe një dozë tjetër me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit “Heroinë”.

Si dhe dy qese me 940 fara të dyshuara si ato të bimës narkotike Cannabis Sativa”.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT SHERR NË RRUGË PËR DRITAT E GJATA, DY TË PLAGOSUR ME GËRSHËRË
Artikulli tjetërAKSIDENTOI RËNDË NJË 69 VJEÇAR, ARRESTOHET AUTORI