Itali – Kokainën në lavaman, rreth 12 000 euro pas tv, shqiptari mohon

 

Karabinierët në Avezzano bashkë me kolegët e tyre në L’Aquila arrestuan një shqiptar me iniciale X.A, lindur në vitin 1971. Shqiptari u kap me disa doza heroinë dhe një dozë kokainë, për të cilën ai ka deklaruar se e kishte për përdorim personal. Policia zhvilloi kontrolle në banesën e tij në Grieco, një zonë malore, duke gjetur një peshore ekzakte, një material të përshtatur për paketimin e dozave, një dozë tjetër kokaine, të gjitha të fshehura në banjo brenda kabinës së lavamanit. Në dhomën e ngrënies, policia ka gjetur një vend të posaçëm prapa tv në mur, një sasi prej 6 gram marijuanë dhe një shumë 11 900 euro, para të ardhura nga aktiviteti i drogës. Shqiptari ka pretenduar se paratë i ka fituara nga shitja e makinave, por ai nuk ka paraqitur asnjë dokument që mund të vërtetojë origjinën ligjore të parave. Shqiptari është lënë nën arrest shtëpiak në pritje të vendimit të gjykatës.

Artikulli paraprakDËNOHEN ME VDEKJE 15 PERSONA TË DYSHUAR SI SPIUNË
Artikulli tjetërZBULOHET TJETËR KAMP I EMIGRANTËVE SHQIPTARË NË FRANCË QË KËRKOJNË TË LARGOHEN PËR NË BRITANI