
I gjithë hashashi që shkon në Itali trafikohet nga Shqipëria. Për 2016, vetëm në 3 provinca janë kapur 15 ton
Sasia e madhe e drogës që nga Shqipëria shkon në brigjet italiane vijon të konfirmohet edhe nga raportohet e autoriteteve të vendit fqinjë. Që nga fillimi i vitit e deri në muajin nëntor, në katër provincat e Puglia-s: Bari, Brindisi, Leçe dhe Foggia, veçanërisht në zonat portuale dhe përgjatë brigjeve, policia italiane ka sekuestruar mbi 15 ton marijuanë në operacione të ndryshme anti-drogë, ndërsa në total në të gjithë Italinë janë sekuestruar pak më shumë se 22 ton. Kjo janë shifra paraprake të mara nga raportet mujore të Drejtorisë Qendrore për Shërbimet e Anti-drogës të Departamentit të Sigurisë Publike. Konkretisht, në Leçe janë bllokuar mbi 7 ton marijuanë, pothuajse 4 ton në Brindisi, në Bari 2.8 ton dhe në Foggia rreth 1 ton e gjysmë. Kjo konfirmon edhe njëherë se brigjet e Adriatikut në Itali janë destinacioni i preferuar i trafikantëve shqiptarë, të cilët përdorin mjete të ndryshme ujore apo edhe avionë të lehtë (që ulen në pistat e vogla të Salento-s), për të sjellë sasi të mëdha “bari” që e prodhojnë në vendin e tyre. Gjithashtu, edhe qytete të tjera në Itali, përgjatë Adriatikut, janë të prekur nga rrjedha e kanabisit që vjen nga Shqipëria apo Greqia. Sipas autoriteteve italiane, gjatë kësaj periudhe, shqiptarët mbajnë numrin e parë të personave që janë arrestuar si trafikantë droge.






