I hyri në shtëpi me dhunë dhe e përdhunoi, në kërkim 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia ditën e sotme në Tiranë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë me një grua. Sipas policisë, 25-vjeçari me inicialet G.J, ka hyrë me dhunë në shtëpinë e gruas, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Njoftimi i plotë i policisë: U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.J.,vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Punohet për kapjen e G.J. Neni 102 i Kodit Penal.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDROGË E TELEFONA NË BURGJE
Artikulli tjetërDIGJEN NGA ZJARRI BANESAT E DY VËLLEZËRVE