Dy vëllezër me mbiemër Bakalli janë arrestuar në Elbasan, pasi njeri prej tyre i rrahur nusen tjetrit dhe tjetri u hakmor duke i ngul thikën, të vëllait.

Policia njoftoi se arrestoi Fatmir Bakallin, 56 vjeç dhe Shpendi Bakallin, 49 vjeç, të dy banues në Elbasan. Fatmir Bakalli u arrestua në banesën e tij, në lagjen “5 Maji”, pasi dyshohet të ketë goditur me thikë vëllain e tij Shpendin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai do të akuzohet për “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Kurse, arrestimi i shtetasit Shpend Bakalli, u bë pasi dyshohet të ketë dëmtuar derën e oborrit të vëllait të tij Fatmirit dhe të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së të vëllait, M.B., 53 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime fizike, por jo në rrezik për jetën. Shpendi Bakalli do të akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim prone”.

Artikulli paraprakSHOFERJA PËRPLAS KALIMTAREN DHE MOTORIN, 1 I VDEKUR NGA AKSIDENTI
Artikulli tjetërFAMILJARËT E ELEKTIÇISTIT QË HUMBI JETËN:KËRKOJMË NDIHMËN E SHTETIT