Ai rezultoi pozitiv disa ditë më parë, Granit Xhaka ishte njëri ndër të paktët lojtarë të Arsenalit që ka refuzuar të vaksinohet
Gjatë ditës së djeshme, mediat në Zvicër dhe në Angli raportuan që kosovari Granit Xhaka, i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, ka refuzuar ta marrë vaksinën anti-Covid.

Për këtë, Xhaka u lajmërua se nuk do të luajë në ndeshjet për kualifikime në Botëror ku Zvicra luan kundër Italisë dhe më vonë kundër Irlandës Veriore.

Pas kësaj, Granit Xhaka para tri dite kishte postuar një fotografi ku kishte thënë se “është i lumtur për sfidat që e presin me Zvicrën”, por sot atij i ka ardhur një këshillë nga trajneri Jose Mourinho.
“Merr vaksinën Granit dhe ji i sigurtë”- shkruan ai në koment.