Në mjediset e Pallatit të Kongreseve mbizotëronte heshtja dhe respekti për figurën e Fatos Nanos. Trupi i pajetë i ish-kryeministrit ishte vendosur në mes të sallës, i rrethuar nga familjarë, bashkëpunëtorë e miq të tij të afërt.

Homazhet nisën në orët e paradites dhe zgjatën për disa orë, teksa radhë të gjata qytetarësh e përfaqësuesish të politikës shqiptare u afruan për të vendosur lule e për të bërë nderimin e fundit. Kryeministri Edi Rama, i cili foli me vlerësim për kontributin politik të Fatos Nanos. Bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, falënderoi të gjithë ata që ndanë me familjen dhimbjen e ndarjes.

Pas homazheve, trupi i Fatos Nanos u përcoll për në varrezat e Tiranës, ku u zhvillua ceremonia mortore në një rreth të ngushtë familjarësh dhe miqsh të afërt.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMARRËVESHJA RAMA-MELONI, PROTESTË NË GJADËR
Artikulli tjetër“TE PORTA E PARRIZIT”, SHFAQET NË LEZHË