
Miq, kolegë dhe të afërm i dhanë lamtumirën profesorit dhe akademikut të mirënjohur të letërsisë, Hasan Lekaj në homazhet e mbajtura pasditën e së hënës në ambjentet e rektoratit të universitetit Luigj Gurakuqi.
I ndarë nga jeta në moshën 78 vjecare për shkak të një sëmundje të rëndë me të cilën vuante prej pak muajsh, profesori Shkodran Hasan Lekaj ka lënë një kontribut të jashtëzakonshëm.
Dekania e fakultetit të shkencave shoqërore Mimosa Priku shpreh fjalët më të sinqerta duke e konsideruar vdekjen e tij si një humbje të madhe si per familjen ashtu edhe per koleget.
Ndersa shefi i Departamenit te Letersise profesor Vincens Marku, duke shprehur ngushellimet ne emer te katedres, e vleresoi figuren e te ndjerit si profesor dhe koleg duke lene gjurme akademike me vlera te vecanta.
Hasan Lekaj ishte një ndër pedagogët më të shquar të letërsisë dhe botues i shumë veprave letrare. Ai përcolli për vite me radhë shumë breza studentësh të cilëve përmes punës së tij të apasionuar u ngjizi dashurinë për letërsinë dhe profesionin e mësuesit.
Ndërkohë profesor Hasan Lekaj la dhe një emër të mirë edhe në bashkëpunimet e ndryshme që departamenti i letërsisë ka pasur me institucione të tjera të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit.
Puna e tij përkushtuar gjatë jo vetëm nga kolegët e tij por dhe krijuesit e këtij qyteti e më gjerë të cilët ai i mbështeti përmes promovimit dhe boimeve të krijimtarisë së tij.
https://youtu.be/3K0-miBjn9A


