Presidenti Ilir Meta fli për raportet me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Në studion e emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, Meta sqaroi se qëndrimet e tij kanë qenë gjithmonë të qarta.

“Qëndrimet e mia kanë qenë gjithmonë shumë të qartë, u kam thënë SHBA ‘Po’, por ka pasur dhe raste kur kam thënë ‘Jo’, dhe ju kam thënë në sy”, tha Kreu i Shtetit Shqiptar.

Sa i përket takimit të sotëm me ambasadoren Kim, në ambasadën e SHBA, Meta tha se ishte i ftuar si ish-ministër i Jashtëm dhe takimi ishte mjaft pozitiv e miqësor.

“Kjo është një çështje e shpikur për interesa të tjera. Qëndrimet e mia kanë qenë dhe mbeten shumë të qarta, edhe me ndërkombëtarët. Ne ishim të ftuar si ish-ministra të Jashtëm. Kemi pasur një atmosferë shumë pozitive dhe miqësore. Qëndrimet e mia kanë qenë gjithmonë shumë të qartë, u kam thënë SHBA ‘Po’, por ka pasur dhe raste kur kam thënë ‘Jo’, dhe ju kam thënë në sy, dhe mendoj se kam pasur të drejtë, pasi mendoj se kam mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë, por kam mbrojtur dhe një Kushtetutë, që e kemi bërë me SHBA.

Qëndrimet e Dvoranit, që kjo cenon marrëdhëniet e mia në raport me SHBA, në raport me interesat e tyre strategjike. Dikush është përpjekur të lobojë dhe rilindja lokale ka bërë maksimumin e vet, por qëndrimi im ka qenë ai që ka pasur dhe Komisioni i Venecias dhe është qëndrimi i vërtetë. Kam 30 vite që punoj me institucionet ndërkombëtare, në të gjitha nivelet.

Që të kuptoni rilindjen lokale, rilindjen ndërkombëtare, si shpjegohet që nuk flet askush për pushtetin lokal? Në Shqipëri sot kemi 61 bashki, përveç asaj të Shkodrës, që e ka 100% këshillin bashkiak të mazhorancës, ku nuk kemi një këshilltar që të shikojë çfarë bëhet aty. Kush e paguan këtë faturë, që ka sjellë cënim shumë të rëndë të demokracisë, të interesit të 3 milionë shqiptarëve. Këto gjëra që ndodhën nuk u bënë pa bashkëpunimin e opozitës, edhe çështja e zgjedhjeve lokale. Përplasja ime nuk është me ndërkombëtarët, por me rilindjen ndërkombëtare”, theksoi Presidenti.

Artikulli paraprak“NUK E KAM TRADHTUAR KURRË…”! PAS BERISHËS, EDHE META PARALAJMËRON PROTESTA: E VETMJA MËNYRË PËR TË DALË NGA KJO KRIZË E THELLË
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS, 10 QERSHOR 2022