Krimet e Rënda kanë kërkuar tre vite burg për gjyqtarin e Beratit Shyqyri Çobo, ndërsa ai akuzohet për “korrupsion pasiv”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjyqtarit në fjalë i ulet dënimi në dy vjet. Kujtojmë këtu se ai kërkoi favore seksuale për zgjidhje të një çështje, por Çobo nuk e ka pranuar akuzën, raporton Portali “Albeu”. Njëkohësisht, Prokuroria ka kërkuar mos ushtrim të detyrës për tre vjet. Gjyqtari Shyqyri Çobo u denoncua nga një grua, e cila kishte shkuar në Gjykatën e Beratit për të zgjidhur martesën, por gjyqtari i kishte kërkuar që të bëhej e dashura e tij.

Artikulli paraprakMEDIAT GREKE – PROKURORIA E JANINËS NGRE AKUZËN E VRASJES PËR NJERKUN E 14 VJEÇARES
Artikulli tjetërSHKODËR, SEKUESTROHEN 2010 KG DUHAN KONTRABANDË