Teksa bilanci tragjik i njerëz që humbin jetën përditë nga përmbytjet vetëm po thellohet, një burrë nga Hallein, qyteti Austriak në kufi me Gjermaninë, me aktin e tij heroik dhe duke vënë në rrezik edhe jetën e tij, shpëtoi nga mbytja një çift nga Turqia.

Në videon e publikuar, paraqitet momenti kur Salih dhe Ayşe Karaaslan, çifti turk u mundua të kalonte rrugën për të shkuar në një vend më të sigurt, por rryma e baltosur i tërhoqi me vete.

Në ato momente u shfaq fqinji i tyre, Alexander Eisenmann i cili pa hezituar u bë “pjesë e rrymës” dhe me të gjitha forcat e tij arriti të shpëtonte çiftin.

Videoja e shpëtimit u nda edhe nga zëvendësministri i Jashtëm turk, Yavuz Selim Kıran, i cili shkroi edhe një mesazh falënderimi në gjermanisht.

“Veprimi heroik i Eisenmann, i lindur nga përgjegjësia humanitare, vlen të vlerësohet. Ne i japim falënderimet më të përzemërta”, ka shkruar Kıran në Twitter.

Përmbytjet e ditëve të fundit kanë qenë me të vërtet fatale, mbi 180 persona kanë humbur jetën.

Në një kohë kaq të vështirë, solidariteti dhe dashamirësia për njeri-tjetrin është gjeja më e mirë që mund të bëhet!

Akti heroi i këtij burri, po shpërndahet kudo në internet.

 

Artikulli paraprakDIALOGU VAZHDON, KURTI DHE VUÇIÇ TAKOHEN SOT PËR HERË TË DYTË NË BRUKSEL
Artikulli tjetër“DITA E LIRISË”/ ANGLIA HEQ GATI TË GJITHA KUFIZIMET KUNDËR KORONAVIRUSIT