Banesa e një të moashuari në Memaliaj është grabitur gjatë natës. Mësohet se persona të maskuar kanë hyrë më dhunë në shtëpinë e 87-vjeçarit Hiqmet Ramadani.

Ata e kanë dhunuar të moshuarin, i kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar.
“Gjatë mbrëmjes së djeshme, në fshatin Memaliaj, dy persona ende të pa indetifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit H.R, 87 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh” njoftoi policia.

80-vjeçari i cili jetonte vetëm është transportuar nga fqinjët në spital për trajtim mjekësor
Nuk dihet ende shuma e grabitur. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakDY SHPËRTHIME EKSPLOZIVI NË SHKODËR, TRITOL BANESËS SË SHEFIT TË POLICISË THETH
Artikulli tjetërTË GJITHA AKSET KOMBËTARE TË KALUESHME ME ZINXHIRË, ARRSH KA DISA POROSI PËR SHOFERËT