Dashamir Nani, 58 vjeç është një i moshuar i cili jeton në kushte të mjerueshme në komunitetin rom. I moshuari  është braktisur nga familajarët e tij dhe tashmë është në gjëndje të rëndë pa strehë dhe i sëmurë. Institucionet shtetërore nuk i kanë kushtuar vëmndjen e duhur .Prej kohësh kur I moshuari ka  mbetur mes katër  rrugëve pasi  i afërmi që kujdesej për të ka ndërruar jetë.

I moshuari kërkon që dikush ta ndihmojë, pasi nuk ka asnjë strehë për të futur kokën.

Sokol Demaj shprehet se tashmë e ka të pamundur të kujdeset per të moshuarin, ndaj është i detyruar që ta nxjerrë nga banesa në të cilën e ka strehuar për disa kohë.

I moshuari ka shumë nevojë që të tregohet përkujdesje ndaj tij. Institucionet përgjegjëse duhet ta ndihmojnë duke e strehuar në një banesë sociale në mënyrë që Dashamir Nani të mos qëndrojë në rrugë, mes të ftohtit dhe reshjeve të shiut për më tepër kur dimri po vjen.

Artikulli paraprak“NUK SHKOJMË NË SPITAL SE SULMOHEMI NGA QENTË”
Artikulli tjetërSHKODËR, AMBASADORI GJERMAN: SHQIPËRIA ENDE SHUMË PUNË