Gjergj Marena është 73 vjeçari që prej kohësh vuan nga hernia diskale. Prej më shumë se 20 vitesh ai jeton në Itali ku ka marrë disa herë shërbime mjekësore. Por, prej kohësh është në pritje të një ndërhyrje në këmbë. Në pamundësi për të gjetur zgjidhje në spitalin

e shtetit ku jetonte, ai është kthyer në Shkodër me shpresën se mjekët këtu mund t’i përgjigjeshin më shpejt. Dy ditë pas ndërjyrjes kirurgjikale në spitali rajonal të Shkodrës, i moshuari ka një falenderim për stafin mjeksor veçanërisht për mjekun kirurg Shpëtim Ymeri.

73 vjeçari shpjegon se në Itali i ishte dashur të priste për 3 vite që të kryente këtë operacion ndërsa në Shqipëri mjekët i janë përgjigjur menjëherë kërkesës së tij

Kryeinfermieri i repartit të kirurgjisë në spitalin rajonal të Shkodrës, Paolo Kaceri ndihet shumë i vlerësuar dhe falenderon pacientin në emër të të gjithë stafit

Në këtë kohë të COVID-19 vëmendja ndaj mjekëve dhe infermierëve është rikthyer duke i vlerësuar më shumë bluzat e bardha.

Artikulli paraprakMYFTINIA SHKODËR ORGANIZON LOJËRAT VERORE PËR FËMIJËT
Artikulli tjetërVLLAZNIA EKSOD LARGIMESH, IKIN IMERI ISAEVSKI DHE MARKU