Mungesa e reshjeve të shiut dhe valët e pamëshirshme të të nxehtit duket se po thajnë lumenjtë në SHBA, Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Shumë prej tyre po zvogëlohen në gjatësi dhe gjerësi, duke bërë që pjesët e shtratit të lumenjve që dalin mbi ujë të kthehen në një pamje të zakonshme. Disa lumenjë janë tharë aq shumë, saqë janë bërë praktikisht të pakalueshëm nga anijet tregtare dhe ato turistike. Kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu po nxit motin ekstrem në të gjithë globin, i cili nuk po ndikon vetëm te lumenjtë, por edhe tek njerëzit që mbështeten tek ata. Shumica e njerëzve në planet varen nga lumenjtë në një farë mënyre, qoftë për ujë të pijshëm, për vaditje apo për energji për transportin e mallrave. Shikoni se si duken gjashtë prej tyre të parë nga hapësira

Lumi Kolorado

Lumi Kolorado Në Korrik 2000 Dhe Në Korrik 2022.Sakaq, pasojat e krizës së lumit Kolorado janë të mëdha, kjo pasi rreth 40 milionë njerëz në shtatë shtete dhe Meksikë mbështeten te prurjet e ujit të lumit për bujqësi dhe energji elektrike.

Lumi Yangtze

Yangtze Në Në Gusht 2021 Dhe Rrëshqitni Majtas Për Ta Parë Atë Në Gusht 2022

Lumi Yangtze në Azi po ashtu po thahet në brigjet e tij dhe shtrati i tij po shfaqet në disa zona. Degët e lumit Yangtze janë tharë intensivisht duke bërë që Kina të shpallë një alarm mbarëkombëtar për thatësirën për herë të parë në nëntë vjet.

Lumi Rhine

Lumi Rhine në korrik 2000 dhe në korrik 2022

Lumi Po

Lumi Po në korrik 2000 dhe në korrik 2022

Lumi Loire

Ryku

Disa pjesë të lumit janë tashmë mjaft të cekëta, por nivelet dhe rrjedha e tij mund të ndryshojnë me shpejtësi me motin dhe me shkrirjen e borës në burim. Disa pjesë janë tharë aq shumë nga mungesa e shiut dhe nxehtësia ekstreme, saqë njerëzit mund të kalojnë me këmbë në anën tjetër të tij.

Lumi Danub

Ykyuk

Lumi nuk është në një gjendje aq të rëndë sa disa nga lumenjtë e tjerë të Evropës, por vende si Hungaria janë kaq të varura nga Danubi për turizmin, saqë pasojat kanë filluar të ndihen në ekonomi. Sipas bordit turistik të vendit, një anije mesatare prej 1600 tonësh tani mund të lundrojë vetëm në pjesën hungareze pa asnjë ngarkesë.

Artikulli paraprakZJARR NË THETH, SHKRUMBOHET BUJTINA NË QENDËR TË FSHATIT TURISTIK!
Artikulli tjetërRRËZIMI I QEVERISË SË ABAZOVIÇ, DASH: SHBA DO TË MBËSHTESË ÇDO QEVERISJE DEMOKRATIKE, PRO-PERËNDIMORE NË MAL TË ZI