Temperaturat e larta, që në qytetin e Lezhës kanë shënuar deri në 39 gradë Celsius, kanë reduktuar ndjeshëm lëvizjet e qytetarëve. Gjatë orëve të pikut, rrugët, trotuaret dhe hapësirat publike duken thuajse të zbrazura, ndërsa pak kalimtarë kërkojnë freski në hijet e lulishtes apo nën pemë.

Përballë kësaj vale të nxehti, mjekët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Bluzat e bardha rekomandojnë shmangien e daljes nga ora 11:00 deri në 17:00, përdorimin e veshjeve të lehta dhe ngjyrë të hapur, mbajtjen e kapelave apo syzeve të diellit dhe sidomos konsumimin e vazhdueshëm të lëngjeve për të shmangur dehidratimin. Kujdes i veçantë kërkohet për fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuar nga dielli pervelues.

Parashikimet sinoptike tregojnë se kjo valë e të nxehtit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndaj qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë këshillat e mjekëve për të ruajtur shëndetin e tyre.

Artikulli paraprakMATURANTËT VIJOJNË STUDIMET BRENDA VENDIT
Artikulli tjetërSHIROKË, TROTUARI PRITET TË PËRFUNDOJË NË FUND TË KORRIKUT