Cristiano Ronaldo nuk ndalet së thyeri rekorde. Kapiteni i Portugalisë shënoi jo një por dy herë në ndeshjen e parë të Euro 2020 të fituar nga skuadra e tij 3-0 në Budapest ndaj Hungarisë.

Me këtë dygolësh Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e fazës finale të Europianëve me 11 gola ndërsa me fanellën e luzitanëve numëron 106 gola, duke qenë kështu vetëmn 3 gola larg arritjes së rekordit që mbahet nga iraniani Ali Daei me 109 gola si shënuesi me i mirë me nëj fanellë kombëtareje.

Cristiano Ronaldo bëhet edhe i pari futbollist që luan në pesë kampionate europiane dhe mbi të gjitha që shënon në të pestë. 36 vjeçari është lojtari europian me më shumë ndeshje të luajtura në turnetë madhor pra Botëror e Evropian me 39 sfida.

Po ashtu CR7 bëhet edhe lojtari që ka fituar më shumë ndeshje në historinë e evropianëve plot 12 të tilla duke lënë pas Iniestën dhe Fabregas. Ajo e djeshmja në Budapest ishte një ditë vërtetë e paharrueshme për Ronaldon pasi emri i tij do të mbetet përgjithmonë në histori.

Artikulli paraprakNJË NGA GRATË MË TË PASURA NË BOTË DHURON MILIARDA DOLLARË PËR BAMIRËSI
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË PD/ GRUPIMI ‘PËR PD-NË’ DEL NË KONFERENCË: U MOHUA E DREJTA E VOTËS BRENDA PARTISË, U VOTUA ME FOTON E BASHËS NË MUR SI NË KOHËN E DIKTATORIT