Lulzim Basha është marrë i pandehur nga Gjykata e Tiranës me akuzën për “falsifikim dokumentesh”.Akuza lidhet me financimet ruse për llogari të PD-së në SHBA për zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Basha thotë se vetëm një drejtësi i pavarur do të mund tu japë fund këtyre lojërave politike.E teksa akuza për “pastrim parash” ka rënë ndaj tij, Basha thotë se 10% i mbetur nga gënjeshtra që po mbahet me zor në këmbë do të çmontohet në gjykatë.

Gazetari: A i trembet Lulzim Basha një drejtësie të pavarur për faktin se pak ditë më parë është dërguar si i pandehur në gjykatë?

Lulzim Basha: Është pikërisht drejtësia e pavarur që do tu japë fund këtyre lojërave. Nuk ka njeri që nuk e kupton që kjo është e gjitha një lojë politike e gatuar me sforco nga Edi Rama dhe që mbahet me sforco në këmbë. Drejtësia e pavarur u jep fund këtyre lojërave.

Prandaj kemi kërkuar që sa më shpejt kjo gënjeshtër të shkojë në gjykatë, 90% e gënjeshtrës u çmontua pasi u mbajt dy vjet në këmbë dhe ajo 10% që mezi mbahet në këmbë do të çmontohet në gjykatë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTJETËRSIMI I PRONAVE NË BREGDET, APELI LIRON ISH-DREJTORIN E HIPOTEKËS
Artikulli tjetërTURQIA I KTHEN BRITANISË ISH-LUFTËTARIN E ISIS