Presidenti Donald Trump ka shprehur urimet për kardinalin Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papa Leo XIV.

Në një postim në platformën e tij sociale Truth, Trump e përshkroi këtë ngjarje si një nder të madh, duke theksuar karakterin historik të zgjedhjes së Prevost si Papën e parë amerikan.

“Urime për kardinalin Robert Francis Prevost,” shkroi Trump. “Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Sa emocion dhe sa nder i madh për vendin tonë.”

Trump theksoi gjithashtu rëndësinë e këtij momenti, duke shprehur dëshirën për t’u takuar me Papën Leon XIV.

“Pres me padurim të takoj Papën Leoni XIV. Do të jetë një moment shumë i rëndësishëm!” përfundoi ai.

Artikulli paraprakREAGIMI I PSD PAS AKSIONIT TË SPAK NË SHKODËR
Artikulli tjetërREAGON LUIZ EJLLI PAS VENDIMIT TË APELIT