Gjovalin Loka, drejtor i sigurisë publike në policinë e shtetit ka kaluar Vettingun duke u konfirmuar sërish në postin e lartë që mban në radhët e policisë. Megjithatë Loka nuk e kishte të lehtë të kalonte në sitën e Vettingun për shkak se Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për vettingun në policinë e shtetit ka zbuluar se Gjovalin Loka ka qenë operativ i sigurimit të shtetit gjë e cila nuk e pengoi për shkak se në atë kohë nuk ka patur një rol vendimarrës.

“Mos më diskriminoni për shkak të studimeve të asokohe. Nuk kam kontaktuar me asnjë nga bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit. Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askën në sigurimin e shtetit”, ka deklaruar Loka para trupës së Vettingut.

Më pas Gjovalin Loka është përjashtuar nga policia e shtetit por ka fituar gjyqin për t’u rikthyer duke fituar edhe një dëmshpërblim prej 11 milion lekësh ndërsa mban edhe Medaljen e Nderit që e ka marrë në vitin 2019. Pas të gjitha verifikimeve Vettingu vendosi që të rikonfirmojë në detyrë Gjovalin Lokën si drejtor i sigurisë publike në policinë e shtetit.

Gjovalin Loka ndër detyrat që ka mbajtur në vite në policinë e shtetit ka qenë edhe drejtor i policisë vendore të Shkodrës duke kaluar më pas në postin e lartë që mban sot si drejtor i sigurisë publike dhe nëndrejtor i policisë së shtetit.

Artikulli paraprakZYRTARE, KOEMAN MERR DREJTIMIN E BARCELONËS
Artikulli tjetërFERMERI: FITIMET NGA KULTIVIMI DOMATES JANË ZERO