
Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe pse është i përjashtuar nga seancat plenare, ka shkuar sot në Kuvend. Ai tha për mediat se nuk është koha e fjalëve.
Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë shkuar në hyrje të sallës së Kuvendit, ndërsa Garda nuk i ka lejuar që të futen.
Sakaq, në pamjet e transmetuara dëgjohen deputetë demokratë që thonë; të paktën të futen ligjvënësit që nuk janë të përjashtuar.


